TIRANË- Reagimi i qytetarëve për parkun nuk ndalet. Protesta e paralajmëruar e kësaj së shtune, nisi me thirrje e pankarta ‘kundër betonit’ përpara Bashkisë Tiranë, dyert e së cilës ishin të mbyllura ndërsa policia bashkiake ishte aty!

Ishin aty gjithashtu edhe disa këshilltarë të djathtë të Këshillit Bashkiak!
I shënjestruari ishte kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ndërsa marshonin përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’ju drejtuar Parkut të Liqenit, një ndalesë pak minutëshe ishte përpara godinës së kryeministrisë.

Thirrjet nuk u ndalën as këtu!
Grupimi ‘Qytetarët për parkun’ në përvijim të marshimit të kësaj së shtune, simbolikisht u ndal edhe përpara Pallatit të Kongreseve, aty ndërkohë kish nisur punimet Kongresi i Partisë Socialiste.

Përfundimi i marshimit por jo i thirrjeve kundër këtij projekti, është Parku i Liqenit, kjo pjesë e tij ku po ndërtohet këndi i shumëpërfolur e i debatuar i lojërave për fëmijë, projekt i Bashkisë i cili ka ngjallur jo pak zemërimin e kryeqytetasve..!

Nuk kanë munguar as përplasjet e qytetarëve me policinë në këtë marshim që përfundoi aty ku po kryhen punimet për ndërtimin e këndit të lojërave, ndërsa aktivistët donin të kalonin rrethimin.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb