TIRANË

Policia e Tiranës ka shoqëruar 26 punonjës të Albcontrol, në një aksion të forcave policore, që ka vijuar edhe në mesnatën e djeshme.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News 24” e “Balkanweb” se janë shoqëruar punonjësit dhe nga burimet merret vesh se do të procedohen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

Kontrollorët kanë deklaruar se janë në stres dhe prandaj nuk mund të punojnë dot. Dje Aeroporti Nënë Tereza është ruajtur nga Policia e Tiranës. Mbrëmjen e djeshme kanë nisur shoqërimet dhe kanë vijuar edhe pas mesnatës.

Nga informacionet e marra, kontrollorët do të procedohen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre. Disa kontrollorë që nuk u janë përgjigjur policisë, janë shoqëruar forcërisht”, deklaroi gazetarja Bezat.

Të proceduarit për shpërdorim detyre nga ana e policisë janë ata që kane pasur turnin dhe s’janë paraqitur në detyrë. Veprimet po kryhen nga sektori i krimit ekonomik.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi në një lidhje telefonike për ‘News24’ tha se kontrollorët janë pyetur për deklaratën që kanë firmosur për paaftësinë në punë, dhe se kush ishte burimi i stresit, nëse ishin nxitur nga dikush apo kishin konflikte me kolektivin. Ndërkohë që disa prej tyre iu janë mbajtur dhe aparatet telefonike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb