Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për zhvillimet më të fundit politike në vend, duke u ndalur tek zgjedhjet e 14 maji si edhe aktivitetet e opozitës.

Në studion e “News24”, me gazetaren Nisida Tufa, Bamir Topi tha se paradoksi në Shqipëri qëndron në faktin se kryeministri është kthyer në urdhëruesin e jetës parlamentare, pasi sipas tij Rama kontrollin të gjithë hapësirat në Kuvend.

Gjithashtu vuri theksin edhe tek shoqëria civile për të cilën tha: “Në Shqipëri mungon dhe shoqëria civile, prej të cilës dalin dhe figurat e reja të politikës.”

Sipas tij qeveria e ka futur në xhep shoqërinë civile. Ish-presidenti tha më tej se kryeministri Edi Rama mund të largohet vetëm me rithemelimin e demokracisë në Shqipëri.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Sa mundësi dhe hapësirë ka opozita të bëjë debat politik në Kuvend?

Bamir Topi: Ata nuk janë në unison me njëri tjetrin dhe kjo i krijon problem, por aq hapësirë sa kanë dhe të jenë të artikuluar mund të them se një fjalë e rëndësishme në Parlament është sa 1 mijë debate. Mundësi janë minimizuar sepse në këtë rast nuk i vendoset faji opozitës që janë përçarë, por kufizimi i hapësirave të tmerrshme që i kontrollon Rama. Nuk i vendos kryetarja e Kuvendit. Ky është paradoksi në Shqipëri kryeministrat janë urdhëruesit e jetës parlamentare.

Sa i përket opozitës tha se të dy palët kanë rënë viktimë e vulës, duke shtuar se duhet të kenë aktivitet politik.

Zgjedhjet 14 maj

Bamir Topi: Faji tani nuk duhet kërkuar tek politika, por tek shoqëria. Ne kemi shoqëri të bërë copë copë është për shkak të politikës. Ke njerëz që përfitojnë , një kategori që ka të bëjë me intelektualët ose bëjnë debate në kafene, ke edhe një pjesë tjetër që është viktimë. Kemi edhe militantë nostalogjik. Pjesa tjetër është në gjumë. Sot shoqërinë civile e ka në xhep qeveria. Këtu është deformuar gjithçka, problemi këtu është se Edi Rama akuzohet për një ditë, por ka një intension për ta rritur dozën e gabimit. Unë shoh se ai ka një garanci tek vetja sepse i ka nënshtruar të gjithë, dikë me shantazh, dikë nga mundësia për të marrë tendera…Problemi qëndron tek thellimi në debatin për të nxjerrë skandalet.

Skandalet në qeverinë Rama!?

Bamir Topi: Çdo skandal që do të ndodhë në qeverinë Ramës do të kalojë tre ditë dhe do harrohet,. më pas del skandali i radhës. Institucioni i zgjedhjeve nuk më jep asnjë lloj besueshmërie. Kanë mjeshtërinë të mos vjedhin dy herë në të njëjtën mënyrë.

Si largohet Edi Rama?

Bamir Topi: Edi Rama largohet vetëm me rithemelimin e demokracisë në Shqipërisë, këtë duhet ta bëjnë forcat politike. Ata dy individë që e ndërruar në 2008, kanë përgjegjësi të kthehen të flasin sepse nuk kanë folur për çfarë kanë bërë gabim. Çfarë shpresë kërkoni? I kërkohet një të sëmuri mbaj shpresë pa marrë mjekimin e duhur. Këta thërrasin do ta rrëzojmë, por nuk bëhet kështu. Këto i dhanë jetë institucionit të kryeministrit dhe e bënë të pacënueshëm dhe shkatërruan institucionin e zgjedhje dhe qershia mbi tortë shkatërruan partitë politike, i kthyen në kazerma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb