Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat një person, i cili akuzohet për prishjen e qetësisë pranë KZAZ-së numër 27.

Sipas policisë, personi i shoqëruar ka qenë nën efektin e alkoolit, në momentin që është shfaqur pranë KZAZ dhe ka prishur qetësinë. Ndërkohë, raportohet se përballë KZAZ-së nr.27 qytetarë të ndryshëm vijojnë të thërrasin “Rama ik”.

Qytetarët shqiptarë në mbarë vendin po votojnë sot, ndërsa mbështetësit e opozitës po protestojnë, pasi nuk i pranojnë këto zgjedhje, të cilat sipas tyre, po rikthejnë komunizmin.

1
1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb