TIRANË- Mikja e ngushtë e gjyqtares Fildeze Hafizi që u vra dje më 31 gusht nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasëmi ka rrëfyer për “BalkanWeb” se i dinte shqetësimet e 39-vjeçares dhe kishin folur shpesh për to.
Në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala, Majlinda Baci thotë se Fildez ndihej e braktisur dhe e zhgënjyer, ndërsa e vlerëson si një grua të jashtëzakonshme.

“Fildesi ishte një grua e mirë dhe një nënë e jashtëzakonshme. Kjo ngjarje tregoi se dështuam të gjithë, jo vetëm shteti. Fildesi më fliste shpesh për shqetësimet e saj. Ajo ndihej e braktisur dhe e zhgënjyer”, tha Baci, raporton “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb