Pëllumb Kulla dhe Xhuljeta Kulla janë ndër çciftet më interesantë në botën e artit. Përveçse partner në jetë, ata kanë qenë edhe partner në skenë. Pëllumbi dhe Xhuljeta tanimë kanë bërë 60 vjet që janë njohur dhe jetojnë ende të lumtur me njëri-tjetrin. Ata ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të festuar edhe njëherë 80 vjetorin e regjisorit dhe shkrimtarit të madh.

Pëllumbi gjithashtu ka folur edhe sesi është njohur me Xhuljetën dhe si lindi historia e tyre e dashurisë.

“Këto ishin nja 3 shoqe në Liceun Artistik dhe erdhën panë provimin tonë të parë në shkollën tonë të lartë për aktor. Kur erdhën aty, këto prisnin që të hapej një provim individual dhe hapej perdeja për secilin nga ne. Këto vendoën që të zgjidhnin nga një djalë. Shoqja e ngushtë e Xhulit që është një vit më e madhe vendosi pritë dhe i doli Robert Ndrenika. Të tëra këto u mrekulluan.

Berti i bukur, siç është akoma plak i bukur. Erdhi më pas një tjetër që zgjodhi një shokun tonë tjetër. Xhuli priste e treta.  Të gjithë po prisnin se do ketë edhe ajo do të ketë fat më të mirë se Berti apo Shpëtimi.  Edhe befas u hap perdja dhe dola unë. Të tëra ngelën dhe i thanë Xhulit ‘mos u mërzit’, se nuk isha më i miri unë, por më pas unë dola më i miri dhe jam më i mirë se Berti”, ka treguar Pëllumb Kulla.  Një ndër gjërat me të cilat ka bërë për vetë Xhulin ka qenë humori i tij dhe se e bënte gjithmonë për të qeshur./tch

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb