Deputeti Edmond Spaho nuk i ka kursyer leksionet për ministret e kabinetit qeveritar “Rama”, ku iu bëri thirrje qe të rregullojnë mënyrën e të folurit.

“Ju na akuzoni. Shoqja Stolie e tha vetë ‘katran’. Një javë më parë na u drejtua; një tufë bagëtie. Edhe ju sapo na u drejtuat si tufë, Do e përmbani veten? Se ne ju respektojmë se jeni femra. Si motrat dhe nënat tona, por mos harroni se jeni përfaqësuese politike që duhet të respektoni etikën, por e kaloni më keq se meshkujt. Përmblidhuni dhe futuni në binarët e kulturës dhe të një sjellje normale.”, tha Spaho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb