Shqipëria ka njohur rivalet e saj në eliminatoret e Botërorit 2022 që do të zhvillohet në Katar. Shorti i hedhur në Zyrih ka vendosur kuqezinjtë në Grupin I me gjashtë skuadra, Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrwn dhe San Marinon.

K3b6qnjifgcx7wlejeyl
K3b6qnjifgcx7wlejeyl

Një grup me të vërtetë i vështirë për skuadrën e drejtuar nga Edi Reja. Favoritë janë anglezët, por Shqipëria do të përballet me dy skuadra të nivelit mbi mesatar si polonia e Robert Lewandoëwkit dhe Hungaria.

Gjithsesi, përfaqësuesja kuqezi do të ketë në grup rivalë shumë më të lehtë, pasi do të luajë kundër Andorrës dhe Në një grup të vështirë si ai “B” është shortuar Kosova, që do të përballet me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.Ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 për zonën europiane do të nisin në muajin mars.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb