TIRANE- Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka folur për herë të parë për shortin e Euro 2016, ku Shqipëria ra në grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. Ai tha se Shqipëria ka një avantazh kundrejt skuadrave të tjera.

“Nuk jam i shqetësuar për grupin, pasi ne e dinim që në fillim, qëkurse ishim në vazon nr. 4 që do të na binin kundërshtarë të fortë. Ne do të përballemi me vendin organizator, i cili është edhe
pretendent për ta fituar komperticionin. Gjithashtu, kemi edhe Zvicrën dhe Rumaninë, që janë dy skuadra të forta. Mirëpo ne kemi një pikë të fortë: nuk ka presion mbi ne dhe çdo gjë që do të bëjmë do të jetë surprizë. Kjo është një eksperiencë mjaft e vlefshme për ne. Lojtarët tanë kërkojnë që të nxjerrin maksimumin e karakterit të tyre në lojë”, tha De Biazi.(Panorama)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: