Në Nion të Zvicrës u hodh edhe shorti që përcaktoi përballjet në çerekfinalet e Ligës së Europës. Me fat skuadrat angleze Manchester United dhe Arsenal, që kotohen edhe si favorite për të fituar trofeun. “Djatë e Kuq” do të luajnë kundër spanjollëve të Granada, ndërsa “Topçinjtë” gjejnë në rrugën e tyre çelët e Slavia Prague.

Europa League
Europa League

Një përballje direkte është ajo mes Romës dhe Ajax Amsterdam. Çifti tjetër në çerekfinalet e Ligës së Europës është Dinamo Zagreb-Villareal. Ndeshjet e vajtjes do të luhen në datën 8 prill, ndërsa ato të kthimit vetëm një javë më pas.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb