Pas shortit të Championsit radhën e kishte “Europa League” për të përcaktuar sfidat e 1/16-tave. Një short me shumë fat ishte për skuadrën e Zhoze Mourinjos, por jo për ato italiane. Manchesteri do të ketë përballë francezët e ST. Etien ndërsa Roma luan kundër Vijalerealit. Edhe Fiorentina nuk do ta këtë aspak të lehtë kalimin e kësaj faze, gjermanët e Borusia Mynshengladbah janë kundërshtarët e tyre.

Përballjet e vendosura nga shorti i fazës së 1/16-ave të Ligës së Europës
2431010_w1
Atletik Bilbao – APOEL
Legia Varshavë – Ajaks
Andërleht – Zenit Shën Petersburg
Astra Xhurxhu – Genk
Mançester Junajtid – St. Etien
Vijareal – Roma
Ludogorets – Kopenhagë
Selta Vigo – Shakhtar Donjeck
Olimpiakos – Osmanllëspor
Gent – Totenhem Hotspur
Rostov – Sparta Pragë
Krasnodar – Fenerbahçe
Borusia Mynshengladbah – Fiorentina
AZ Alkmar – Olimpik Lion
Hapoel Ber-Sheva – Beshiktash
PAOK – Shalke

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: