Në Nion të Zvicrës u hodh shorti që përcaktoi grupet në edicionin 2020/2021 të Europa League. I vendosur në vazon e tretë, Milani nuk kishte shumë fat në zgjedhjen e goglave, të cilat e vendosën skuadrën kuqezi në Grupin H bashkë me Sëlltik, Spartën e Pragës dhe Lilën.

114924010 87404f49 F4b2 418c 94c3 Ca49a2f38503
114924010 87404f49 F4b2 418c 94c3 Ca49a2f38503

Më i lehtë ishte shorti për dy skuadrat e tjera italiane që hyjnë në këtë fazë të Ligës së Europës, Roma dhe Napoli, përkatësisht në Grupin A dhe Grupin F. Një tjetër grup shumë I fortë dhe ekuilibruar është Grupi D, ku bëjnë pjesë Benfika, Standarti Liezhit, Rejnxhërs dhe Lek Poznan.

Lukaku Mvp Of The Europa League 2019 20
Lukaku Mvp Of The Europa League 2019 20

Përpara hedhjes së shortit, UEFA zgjodhi edhe lojtarin më të mirë të edicionit të shkuar në Europa League. Trofeu u fitua nga sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb