Në Nyon të Zvicrës u hodh edhe shorti i turit çerekfinal të Europa League. Ajo që ra në sy menjëherë ishte përballja Feyenoord-Roma, me dy skuadrat finaliste të edicionit të vitit të kaluar në Conference League, ku italianët fituan trofeun e parë evropian në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Kjo sfidë pritet të krijojë tension edhe mes tifozërive, duke iu referuar precentëve të mëparshme kur janë ndeshur këto dy skuadra. Juventus “peshkoi” Sportingun e Lisbonës, me bardhezinjtë që duken të kënaqur nga shorti duke parë skuadrat e tjera që janë në garë.

Për të tretën herë Manchester United do të ndeshet me një ekip spanjoll. Pasi eliminuan Barcelonën dhe Betis, Djajtë e Kuq do të përballen me Sevilla-n, rekordemenen e këtij kompeticioni. Çifti i fundit është mes gjermanëve të Leverkusen dhe Union Saint Gilloise të Belgjikës.

Europa League

Shorti vijoi edhe me gjysmëfinalet, teksa fituesi i Juventus-Sporting do të përballet me fituesin e Manchester United-Sevilla. Ndërsa fituesi i Feyenoord-Roma dhe fituesin e Leverkusen- Union Saint Gilloise.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb