Goglat u rrotulluan në Turqi patën të gjithë vëmendjen e sportdashësve më të mëdhenj të futbollit, duke qenë se sezonin e ardhshëm pritet të ketë shumë herë më shumë surpriza në Champions dhe duke parë edhe ndryshimet e mëdha që ka sjellë merkatoja e kësaj vere.

Shorti ishte i pamëshirshëm kësaj here, pasi në çdo grup thuajse ka përballje big-ësh. Në Grupin A vihet re përballja City-PSG, në grupin B është dueli Atletico Madrid, Liverpool, në grupin C Dortmund-Ajax.

Për të vijuar në Grupin D, ku Inter do të ketë përballë Real Madrid, Bayern e Barcelona përplasen në grupin E, ndërsa Chelsea dhe Juventus në grupin H.

Hidhet shorti i fazës së grupeve i Champions League

Grupi A: Manchester City, PSG, Leipzig e Club Brugge

Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto e Milan

Grupi C: Sporting Lisbonë, Dortmund, Ajax e Besiktas

Grupi D: Inter, Real Madrid, Sh.Donetsk e Sh.Tiraspol

Grupi E: Bayern, Barcelona, Benfica e Dinamo Kiev

Grupi F: Villarreal, Man United, Atalanta e Young Boys

Grupi G: Lille, Sevilla, Salzburg e Wolfsburg

Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit e Malmo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb