Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi ishte i ftuar në emisionin Sport News në News 24. Bushi iu përgjigj pyetjeve të bëra nga gazetarja Trevisa Tufa, duke dhënë kështu mendimin e tij për çështje të ndryshme. Vlen të theksojmë se shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën nën 21 vjeҫ, i hedhur këtë javë në Nyon të Zvicrës e vendosi kombëtaren kuqezi në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

 “Shorti– Në futboll duhet të kesh fat, jo në short. Të gjithë ekipet janë të një niveli. Të gjithë ekipet mund të fitojnë. Jemi me fat që nuk kemi Gjermaninë apo Anglinë.  Me Anglinë mund të shkosh vetëm një herë në portën e kundërshtarit. Ne mund të luajmë me këta kundërshtarë që na kanë rënë.

 Objektivi- Objektivi im personal është të shkojmë në Europian. Pastaj objektivi i Federatës është që të çojmë shumë lojtarë në ekipin A. Ne kemi qenë shumë afër kualifikimit, pavarësisht se nuk kemi marrë vendin që meritojmë.

Mungesa e madhe- Edhe të mëdhatë kanë probleme pasi s’po gjejnë dot sulmues. Ne kemi marrë shumë lojtarë nga jashtë, problemi është se luajnë shumë pak lojtarë të Superiores me ekipin U21, mund të themi 2 ose 3. Ne jemi ballkanas dhe duam pak mbështetje.Ka të rinjtë që po i mbështete, ecin përpara.

Silvinjo, trajner i kombëtares A- Kam diskutuar me trajnerin e ekipit A, Silvinjo. Kemi pasur takime. Më pëlqen sepse ka dëshirë të rrijë këtu. Kur je në komunikim, çdo gjë mund të shkojë mirë. Ai ka qëllimet dhe objektivat e veta” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb