Shorti i turit të tretë paraeliminator i Ligës së Europës këtë radhë ka qenë mjaft i favorshëm për skuadrën e Skënderbeut. Korçarët kanë arritur të evitojnë “superfuqitë” si Atletik Bilbao e Dinamo Zagreb, ndaj nëse kalojnë turin, do të përballen me fituesen e çiftit Mllada Boleslav-Shemrok Rovers.

Skuadra e Republikës Çeke, e cila mbylli kampionatin e kaluar në vendin e katërt, është favorite për të kaluar turin, pasi fitoi dje 3-2 në fushën e irlandezeve të cilët gjithashtu mbyllën kampionatin e tyre në vendin e katërt.

Për Shkëndijën e Tetovës, shorti i Ligës së Europës mund të rezervojë një skuadër të denjë për “hakmarrje” shqiptare. Nëse kalojnë HJK Helsinkin, kuqezinjtë do të përballen me fituesen e çiftit Norrkoping-Trakai. Skuadra suedeze ishte ajo që eliminoi Prishtinën në turin e parë, ndërsa në duelin në shtëpi në turin e dytë, ka fituar 2-1 përballë lituanezëve.

SHORTI
GRUPI 1
PSV Eindhoven – Osijek/Lucernë

Norrkoping/ Trakai – Shkëndija Tetovë/ HJK Helsinki
Krasnodar – Slovan Bratislava/Lingbi
Shturm Grac/ Mlladost Podgorica – Fenerbahçe
Panathinaikos – Gabala/Jagiellonia

GRUPI 2
Shemrok Rovers/Mllada Boleslav – Kairat Almati / Skënderbeu

Austria Vjenë – Progres Niederkorn/AEL Limasol
Dinamo Zagreb – Vaduz/Od
Dinamo Bukuresht – Atletik Bilbao
Olimpik Donjeck – PAOK
Arka Gdinia -Ferencvarosh/Midtjylland

GRUPI 3
Ostersunds/ Gallatasaraj – Inter Baku / Fola Esh
Bordo – Nome Kalju / Videoton
Makabi Tel-Aviv / KR Reikjavík – Panionios / Gorica
Valeta/ Utreht – Haugesund / Leh Poznan
CSU Krajova – Milan
Brondbi/ VPS Vasa – Hajduk Split / Levski Sofje

GRUPI 4
Gent- Altah/ Dinamo Brest
Astra Giurgiu/ Zira – Oleksandrija
Everton – Ruzhomberok / Bran
Aberdin/ Shiroki Brijeg – Apollon Limasol / Zaria Balti
Irtish Pavlodar / Crvena Zvezda -Sparta Pragë
Beitar Jeruzalem / Botev Plovdiv – Marítimo

GRUPI 5
Zenit – Trençín / Bnei Jehuda Tel-Aviv
Olimpik Marsejë – Ostende
Fraiburg – Valur Reiykjavík / Domzhale
Kork Siti/ AEK Larnaka – Rabotniçki / Dinamo Minsk
Zheljeznicar/ AIK – Braga
Liepaja/ Suduva – Sion

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb