Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern Munich, foli për “Sky Sport” pas shortit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, me bavarezët që do të përballen me Paris Saint-Germain:

“Shorti ishte i veçantë, të luash kundër PSG-së është gjithmonë e vështirë. Ne do t’i luajmë sa më mirë të dyja ndeshjet, pastaj të shohim si do të shkojë.

Cili është efekti i mos gjetjes së Juventusit në këtë short të Champions League? Më falni, kalova një kohë të mirë atje. Do t’i pres vitin e ardhshëm bardhezinjtë, mendoj se mund të fitojnë Europa League”.

A do të ketë përforcime të tjera në merkaton e janarit, skuadra bavareze. Drejtori sportiv përgjigjet: “Do të varet shumë nga Kupa e Botës dhe nga dëmtimet. Ne te Bayern shpresojmë se të gjithë lojtarët do të jenë përsëri të shëndetshëm dhe nuk do të donim të bënim asgjë në merkaton e janarit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb