Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Është hedhur në orën 11:00 në Presidencë shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykatat e Apelit, Prokuroritë e Apeleve dhe Gjykatat Administrative.

Marsida Xhaferllari zgjidhet anëtare e KED nga Gjykata Kushtetuese
Elsa Toska zgjidhet anëtarja e dyte e KED nga Gjykata Kushtetuese
Fiona Papajorgji zgjidhet anëtare zëvendësuese në KED nga Gjykata Kushtetuese
Ervin Pupe zgjidhet anëtar i KED nga Gjykata e Lartë
Ilir Panda zgjidhet anëtari zëvendësues nga Gjykata e Lartë
Adnand Xholi zgjidhet anëtar i KED nga KLP, Prokuroria e Përgjithshme
Kujtim Luli zgjidhet anëtar zëvendësues i KED nga KLP, Prokuroria e Përgjithshme

Nazmi Troka zgjidhet anëtar i KED
Astrit Kalaja anëtari i parë nga Gjykata e Apelit
Elona Toro zgjidhet anëtarja e dytë në KED nga Gjykatat e Apelit
Zeqine Sallaku zgjidhet anëtare zëvendësuese në KED nga Gjykatat e Apelit

Gjon Fusha zgjidhet anëtar në KED përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve
Genti Xholi zgjidhet anëtar në KED, përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve
Kleant Zeka zgjidhet anëtar zëvendësues i KED nga Prokuroritë e Apeleve
Rilinda Selimi zgjidhet anëtare e KED si përfaqësuese e Gjykatave Administrative
Gentiana Xhelili zgjidhet anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatave Administrative

Presidenti i Republikës Ilir Meta përcaktoi datën 4 dhjetor për hedhjen e shortit. Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: