Shorti i turit të parë kualifikues të Champions League u tregua bujar me Tiranën, teksa bardheblutë do të kenë përballë modestët e Dudelange. Ka qenë Presidenti i kampionëve të Shqipërisë, Refik Halili që ka komentuar shortin, duke pranuar  se ishte i favorshëm, por gjithsesi lë të kuptohet se asgjë nuk do jetë e lehtë.

Dudelange një kundërshtar i kalueshëm?

Shiko, për mua ishte ajo që ne prisnim, thoshim që të gjitha janë skuadra të forta, por prisnim të na binte kjo skuadër që te luanim. Mendoj që është një short i favorshëm, për mua nuk ka skuadra të lehta ka vetëm punë. Kemi nisur dhe fazën përgatitore dhe shpresojmë që në të ardhmen të bëjmë dhe pak merkato sepse nuk është e lehtë për të shkuar dhe kaluar me shpresë turnin e parë.

Objektivat në merkato?

Po flasim për shortin, të flasim për atë që duam dhe pretendojmë nuk kemi diçka konkrete. Nëse do të kemi do ta merrni vesh të parët. Nëse ju gazetarët gjeni dikë që Shehi e kërkon ne jemi të gatshëm t’i bëjmë kontratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb