Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se mjekët nuk kanë masa mbrojtëse dhe prandaj ata infektohen me koronavirrus.

Vokshi bën thirrje ndaj qeverisë që të marrë masa për mjekët.

Postimi i Albana Vokshit:

  1. Një tjetër person në stafin e spitalit të Mirditës është prekur nga COVID -9. Arësyeja? Asnjë masë mbrojtëse për ta.

Pse nuk shpërndahen veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia e u propaganduan me të madhe nga Ministrja? Ato nuk duhen vetëm për shoën e Kryeministrit e të ministreve në Rinas.

Propaganda nuk i mbron mjekët, infermierët, stafin mbështetës.

  1. Më e keqja është se deri më tani asnjë test nuk është bërë për familjarët apo kontaktet që ka pasur personi i prekur, ndërkohë që javën e fundit ka pasur probleme shëndeti e ka bërë vizita me mjekë të tjerë në spital.

Ndërkohë që qytetarëve po ju hiqen vec me urdhër të “liderit” të drejta themelore e po binden të izoluar në shtëpitë e tyre, Qeveria duket se nuk po bën detyrat e saj:

– Për të mbrojtur stafin mjekësor, duke shpërndarë në mënyrë urgjente mjetet mbrojtëse për të gjithë personelin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (mjekësor dhe mbështetës);

– Për të kryer testet e nevojshme çdo familjari, kontakti të të prekurve, të ndjekë rastin në mënyrë qe ta izolojë e ta trajtojë.

Ministria e Shëndetësisë të lërë propagandën e t’i përvishet punës me seriozitet.

Koha nuk pret sa të mbarojne shfaqjet në ERTV. Shëndeti dhe jeta e cdo mjeku dhe cdo qytetari është e shtrenjtë!

#MbroStafinMjekësor

#MbroQytetarët

#MbroJetën

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb