TIRANË

Ish-deputetja demokrate e Vlorës Nada Meçorapaj e cilëson ‘show’ të gjithë aksionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe deklaratat e zëvendës kryeministrit Erion Braçe.

Në një postim në “Facebook”, Meçorapaj thotë se përmbaruesi që u denoncua pak ditë më parë nga Braçe se kishte hequr vulat e bllokimit të vendosura nga AKU për mallra ushqimore të skaduara sot është zgjedhur kreu i këshillit bashkiak të Sarandës.

“Zv/Kryeministri që ka marrë flamurin e mbrojtjes së interesit publik dhe po iu ‘jep dërrmën’ gjithë kundravajtësve të vegjël e të mëdhenj, ka denoncuar para pak ditësh një gjyqtar dhe një përmbarues nga Saranda. Sipas Braçes, përmbaruesi, ka hequr vulat e bllokimit të mallrave të vendosur nga AKU për mallra ushqimore të skaduara apo me probleme të tjera.
Përmbaruesi që ka ‘zemëruar’ Braçen quhet Asaf Stroka dhe sot, PS, partia e zv/Kryeministrit, e ka zgjedhur kryetar të Këshillit Bashkiak të Sarandës.
Pra, e gjitha është SHOË!”, shkruan ish-deputetja e PD.

  • foto galeri
  • foto galeri

Zëvendëskryeministri Erion Brace reagoi pak ditë më parë lidhur me vendimin e gjykatës në Vlorë, për t’i heqën masën e bllokimit e vendosur nga AKU një subjekti në Sarandë. Ndërsa e konsideron skandaloz vendimin e dhënë nga gjykatësi Elidon Papazisi, Brace shkruante se i ka kërkuar AKU-së të njoftojë cdo të njoftojë cdo institucion që merret me veprimtarinë e gjykatesve, përfshirë KLGj e ONM, ashtu si edhe për përmbaruesin Asaf Troka.

“Me date 31 korrik, gjykatesi Elidon Papazisi ka hequr masen e bllokimit dhe permbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-ne ka qene ne punishte dhe ka hequr te gjitha vulat e bllokimit!”, shkruante Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb