Premier League do të vazhdojë pavarësisht vendimit të qeverisë angleze për një tjetër “lockdoën” nga dita e sotme. Situata alarmante si pasojë e variantit të ri të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar është shoqëruar me këtë ashpërsim të masave nga autoritetet në vend. Edhe futbolli anglez nuk është në një situatë të mirë, pasi numri i lojtarëve të infektuar është rritur ndjeshëm.

063938191 F7adf885 Cffe 41e2 9be0 0481818aad9c
063938191 F7adf885 Cffe 41e2 9be0 0481818aad9c

Vetëm në ditët fundit të viti të shkuar u regjisrtuan 18 pozitivë mes futbollistëve të Premier League, ndërsa gjatë dhjetorit më shumë se 50 ndeshje në të gjitha kategoritë u pezulluan. Pavarësisht kësaj, kampionati anglez do të vazhdojë sipas programit. Liga e Futbollit nuk është tërhequr, megjithëse ekzistonte një skenar për ndërprerjen e sezonit në dy javët e para të janarit. Edhe disa klube mbështesnin këtë variant, por sipas drejtuesëve të futbollit anglez një tjetër ndalesë do të kishte pasoja të rënda financiare.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb