TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka bere me dije listën e kandidatëve me statusin e të verbërve, jetimëve, romët dhe ballkano-egjiptianët, fitues në programe studimi.
Kandidatët janë fitues në programet e studimit të ciklit të dytë më kohë të plotë, përkatësisht “Master profesional” dhe “Master i shkencave”/Master i arteve të bukura” për vitin akademik 2014-2015.
Nga lista e fituesve, 5 prej kandidatëve janë ballkano-egjiptianë pёr programet e studimeve tё ciklit tё dytё “Master profesional”, me kohë të plotë.
Pёr programet e studimeve tё ciklit tё dytё “Master i shkencave”/”Master i
arteve të bukura”, me kohë të plotë janë fitues dy të vërbër, një jetim, tre romë dhe një ballkano-egjiptian.
Kandidatët të cilët rezultojnë fitues regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve brenda datës 12 dhjetor 2014.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: