MAQEDONI E VERIUT

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpallur rezultatin jozyrtar fillestar të zgjedhjeve që nxjerrin si fituese partinë e Zoran Zaev, LSDM me 327 mijë e 329 vota. Në vend të dytë ndjek VMRO- DPMNE me 12 mijë vota më pak, saktësisht 315 mijë e 343 vota.

Ndërkohë nga partitë shqiptare konfirmohet fituese BDI me 104 mijë vota, ndjekur nga ASH- AAA me 81 mijë dhe PDSH me 12 mijë e 891 vota. Edhe mandatet janë po ato që janë kalkuluar gjatë gjithë ditës, LSDM 46, VMRO 44, BDI 15, AAA- ASH 12, PDSH 1, e Majta 2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb