TIRANË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fajtor sot për përdorimin e administratës publike në fushatë kreun e Kadastrës së Lushnjës Arben Qalliu pasi u akuzua se së bashku me deputetin e PS-së, Bujar Çela kanë shpërndarë leje legalizimi ditët e fundit të vitit 2020.

Bëhet fjalë për një gjobë në vlerën e 1500 lekëve.
Ky vendim vjen pas vendimmjarrjes së KQZ me qëllim frenimin e Qeverisë dhe Administratës Publike për mos t’u përdorur gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.

KQZ konstatoi sot se Kreu i Kadastrës Arben Qalliu ka shkelur vendimin nr.9 për përdorimin e administratës në fushatë dhe për këtë ka vendosur të gjobisë sme masën 1500 lekë të reja, ose 15 mijë lekë të vjetra.

“Komisioneri shtetëror ka administruar provat e grumbulluara dhe rezulton që shpërndarja e certifikatave është përgjegjësi direkte e drejtorit të Kadastrës. Rezulton që veprimet e kryera nga drejtuesi rajonal janë në kundërshtim me ligjin, ku thuhet që çdo shërbim kadastral kryehut vetëm pas dorëzimit të një kërkese dhe kërkesa është një formular tip që gjendet në sportelet e shërbimit online.
Neni 91 i Kodit Zgjedhor përcakton se nuk mund të përdoren ose të vihen në shërbim të kandidatëve burime të organeve apo enteve publike. Drejtuesi rajonal i Kadastrës Lushnje nuk paraqiti asnjë prove që shpërndaja e lejeve të legalizimit ishte bërë sipas ligjit. Po ashtu rezulton se veprimet e kryera prej tij dhe stafit të tij kanë kontribuar në kundërshtim me ligjin për Kadastrën, duke u krijuar mundësi subjekteve politike ta kryejnë këtë proces në funksion të interesave të tyre”, tha Celibashi sot.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb