Në harkun kohor të tre ditë-netëve, njëzet skulptorë nga e gjithë bota shpalosën dijet e tyre me rastin e edicionit të 28 të konkursit ndërkombëtar të skulpturës në akull në stacionin e skive në Valloire (lindje të Francës) ku u shpall fitues një shtetas nga Filipinet.

Pascal Delannoy, drejtuesi i Zyrës për turizmin në këtë qendër skish tha për median se është porositur 18 ton akull, i cili është tejet transparent. Kjo masë gjigande akulli është punuar nga një kompani frigoriferike në Narbonne. Është disi paradoksale pasi vetëm ky frigorifer na ofron blloqe me cilësi kaq të lartë.

Në sajë të sharrave elektrike, më pas të mjeteve më të mprehta ata skalitën akullin, i cili merrte reflekse të ndryshme ngjyrash përgjatë orëve.

‘’Temperaturat ndryshojnë gjithë kohës, gjatë ditës ka shumë diell dhe jemi të detyruar ti mbrojmë skulpturat. Vitin e kaluar, unë nuk e dija dhe me shkrirjen e akullit u dëmtua edhe forma e skulpturës’’, tregonte Ludo Roders, i cili konkuronte për Holandën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb