IRAN

Kleriku Ebrahim Raisi do të jetë Presidenti i ri i Iranit. Ai ka fituar zgjedhjet presidenciale teksa ishte i avantazhuar për të triumfuar në to.

Mediat e huaja raportojnë se gara ishte shumë e kontrolluar me kandidatë të cilët u refuzuan ose iu ndalua futja në garë.

Raisi do të pasojë Hassan Rouhanin në postin e Presidentit dhe do të jetë numri dy i Iranit pas liderit suprem Ajatollahut Ali Khamenei.

Por kush është Presidenti i ri i Iranit?

Ebrahim Raisi, një klerik 60-vjeçar iranian ka shërbyer si prokuror në vendin e tij. Ai humbi thellë zgjedhjet presidenciale në 2017 ndaj Hassan Rouhanit, teksa dy vite më vonë u emërua shefi i gjyqësorit të Iranit.

Emri i tij është i lidhur me shumë persekutime e ekzekutimeve të të burgosurve politikë në Iran, kurse veten ai e paraqet si njeriun e duhur për të luftuar korrupsionin e për të zgjidhur problemet ekonomike.

Ndërkohë ai ka dhe një ‘luftë’ të hapur me SHBA pasi ndaj tij qeveria amerikane ka vendosur sanksione.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb