KUMANOVE- Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në qytetin e Kumanovës, për shkak të tensioneve dhe ashpërsimit të situatës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase, ndërsa mësohet se lagja e “Trimave’ ndodhet në shtetrrethim total dhe nën mbikëqyrjen e forcave të mëdha policore.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damianovski përmes një konferencë për media ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë pjesë të Maqedonisë të banuar me shqiptarë. Sipas Daminovskit, gjatë ditës diel janë plagosur dy policë, në mëngjes gjatë një shkëmbimi me zjarr.

Daminovskit ka folur edhe për civil të lënduar të dielën dhe se ka shtëpi të djegura. Ai ka bërë të ditur se po mobilizohen për të pritur kthimin e atyre refugjatëve të larguar nga situata e krijuar në Kumanovë. Kryetari i komunës, raportohet të ketë thënë se është krijuar edhe një qendër e thirrjeve ku banorët mund të kërkojnë ndihmë në çdo kohë. Po ashtu, i pari i Kumanovës njoftoj edhe për ndërprerjen e mësimit në shkollat atje, për shkak të kësaj gjendje të jashtëzakonshme.

Deri më tani, nga sulmi me armë zjarri, mes policisë dhe një grupi të armatosur, janë konfirmuar 8 efektivë të vrarë, ndërsa ka versione të ndryshme për viktima në radhët e civilëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: