DURRES

Shpallet në kerkim për shpërdorim detyre ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit Flamur Gjuzi, ndërsa po me të njëjtën akuzë u arrestua punonjësja e këtij institucioni Lusiena Kola, e cila u lirua sërish nga gjykata dhe do të hetohet në gjendje të lirë.

Kola u arrestua nga policia me urdhër të prokurorisë pasi Gjykata vendosi ‘Detyrim paraqitje’ per te, ndërsa Gjuzi vijon të jetë në kërkim.

Burimet bëjnë me dije se zyrtarët e ALUIZNI-t kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme. Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb