Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot për deklaratat e të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndim Gabriel Escobar. Berisha e cilësoi sërish shpalljen e tij ‘non grata’ një vepër të George Soros dhe theksoi se ka pasur shumë raste të heqjes së heqjes së emrave nga lista e non-grata.

Ai shprehu bindjen se Amerika korrigjon gabimet, teksa tregoi dy mënyra se si mund të hiqet ky vendim ndaj tij.

“Deklarimi non grata i Berishës i bazuar në shpifje. Për këtë kam hedhur në gjyq në Paris sekretarin e shtetit, Blinken. Ky është rasti i dytë në histori. E kam bërë me keqardhje dhe dhimbje të madhe. Ke pak njerëz që kanë hyrë sa unë në atë zyrë. Është vepër e George Soros. Po erdhi PD në pushtet, Soros shpallet non grata nga Sali Berisha.
Kam bindjen e thellë se Amerika korrigjon gabimet. Është meritë e saj. 10 ditë më parë, ambasadorja Kim iu tha shqiptarëve se nga 200 vetë zero heqje ka pasur. Kur mediat pas një ore i publikuan emrat e hequr nga lista. Unë di shumë të tjerë. Si ka ndodhur, për dy arsye, ka ndërruar administrata dhe administrata që ka ardhur ka gjetur që ka qenë vepër e zezë e George Soros. Ka ndodhur me të tjerë, sepse është repsketuar vullneti i popullit. Në qoftë se shqiptarët votojnë, kam besimin më të madh se ata që thonë fakte kemi po nuk i themi…është një botuar një libër aty, është bestseller… Këto i thotë kongresmeni në komisionin e jashtëm të kongresit amerikan që i tha vendimi juaj vjen nga hiçi dhe e keni nën ndikimin e Soros. Ka pasur vendime zyrtare dhe janë hequr. Këta që thonë fakte kemi por nuk i themi, çfarë tha drejtori në detyrë i shërbimeve inteligjente, nuk ka asgjë.
Tha që Blinken ka funksionuar si agjent i Soros në Ballkan. Asnjë deklaratë nuk zëvendëson faktet. Faktet janë të vërteta. Një fakt të vetëm, në qoftë se publikohet Sali Berisha merr çdo vendim”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: