Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë me kryeministrin Edi Rama.

Grenell, ka pyetur drejtpërsëdrejti kryeministrin shqiptar, për nismën e marrë nga Ballkani Perëndimor, për të ashtuquajturën “mini-Shengeni”, por edhe për vendimin e DASH për të shpallur ‘non-grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha.

Rama është përgjigjur, se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, dëshmon që askush s’është mbi ligjin dhe koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama.

Ndërkaq, Rama falënderoi ish-emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-Shengenit.

“Së pari, më duhet ta përsëris sot kur ju nuk jeni më në rolin e kontribuuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha Rama.

Kryeministri Rama, u ndal ndër të tjera te mos-çelja e negociatave me BE. Ai tha se Bashkimi Evropian ia ka premtuar Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama

Intervista e plotë:

Grenell: Na e komenton dot, cili ishte qëndrimi juaj dje ndaj BE?
Rama: Është e njëjta gjë. Nga një anë na thonë që janë gati për të nisur negociatat dhe nga ana tjetër nuk marrin dot vendim. Ka të bëjë me disa çështje mes
Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është frustruese. Por në të njëjtën kohë është qetësuese sepse jemi mësuar që BE të dështojë me mbajtjen e premtime.

Grenell: Çfarë të thanë specifikisht liderët e BE, që ka të bëjë me shtyrjen e negociatave?

Rama: Ata nuk thonë asgjë. Kanë bërë një premtim dhe çdonjëri ka thënë që Shqipëria është gati të nisë bisedimet, por nga ana tjetër nuk ka asnjë vendim. Është si të jesh pjesë e dikujt që po pret Godonë.

Grenell: Siç e dini, administrata e re amerikane ka bërë shumë progres. Një ide që doli nga bisedat është zona mini-shengen. Çfarë mendoni?

Rama: Së pari, më duhet ta përsëris sot kur ju nuk jeni më në rolin e kontribuuesit të iniciativës së mini-shengenit, për të cilin ju falenderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave.

Grenell: Dua të flas për vendimet e qeverisë, për politikanët shqiptarë që janë shpallur non grata e nuk lejohen të vijnë në SHBA, çfarë mendoni?
Rama: Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por nga ana tjetër është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë si njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb