https://www.youtube.com/watch?v=_Q6BRXq3pPY
LONDER-Ndeshja dje mes Tottenhamit dhe Partizanit të Beogradit nuk kaloi pa disa momente emocionuese për ne shqiptarët. Bashkëkombas që jetojnë e punojnë në Angli kanë shpalosur flamuj. Shqiptarët shprehen se këtë e kanë realizuar dhe me rastin e pavarësisë së Shqipërisë, ditë që festohet sot nga mbarë shqiptarë.
Kështu rreth 20-30 tifozë shqiptarë të pranishëm në stadium kanë mbajtur flamuj dhe kanë brohoritur me këngë patriotike kundër serbëve që ishin në fushë.

Kështu me rastin e 28 nëntorit, flamuri u shpalos me “sukses” edhe në White Hart Lane të Londrës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb