Pas fejesës, Shpat Kasapi dhe Selvije Jao kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë!
Këtë e ka bërë të ditur vetë Selvija gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale.
E pyetur se kur e kanë në plan që të martohen, Selvija është përgjigjur: “Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë nuk kemi ndonjë plan për shkak të pandemisë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pra dyshja kanë shkuar në xhami dhe kanë bërë kurorëzim fetar, që sipas gjuhës së islamit quhet “nikah”. Në një tjetër Story, ajo ka treguar edhe një herë se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me nënën e këngëtarit, pra me vjehrrën e saj. “Kush e njeh mamin e Shpatit e di se për çfarë mbretëreshe kam folur. Jemi shumë të afërta. Për mua është heroinë, engjëll”,- shkroi Selvija shoqëruar me “emoji-n” e një zemre të kuqe. Ajo ka shuar edhe kuriozitetin e ndjekësve që e pyesnin nëse di të gatuajë, duke u përgjigjur me “Po”. Pak kohë më parë, aktori i humorit, Rezart Veleshnja, zbuloi në ditën e tij të lindjes se Shpati dhe Selvija do të martohen shumë shpejt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb