Shpat Kasapi ka nisur një romancë të re dashurie me një vajzë ruse? Lajmi ka qenë një surprizë për të gjithë fansat e këngëtarit, i cili, që nga ndarja e tij me Afërdita Dreshajn, ka deklaruar vazhdimisht se është ‘single’. Por, siç duket, gjithçka ishte një “alarm i rremë”; të paktën kështu thotë vetë këngëtari.

I kontaktuar nga “Bluetooth”, Shpati tregon se me vajzën që është fotografuar duke u përqafuar në Tiranë nuk ka asgjë më shumë se një raport miqësie. “Vazhdoj të jem ‘single’”, është shprehur këngëtari, i cili nuk përjashton mundësinë se në të ardhmen mund të martohet edhe me një vajzë të huaj. I pyetur nëse do të martohej me një vajzë ruse apo që nuk ka kombësi shqiptare, këngëtari përgjigjet: Pse jo?!
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: