TIRANE

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga zyrtarizimi i fejesës së Shpat Kasapit me Selvijen, partneren e tij, profili i së cilës u bë publik vetëm pak kohë më parë. Çifti ka vendosur të nisë së bashku një jetë të re dhe për këtë, këngëtari i njohur ka rrëfyer pasditen e sotme në “E Diell”.

Siç rrëfeu Shpati, ata kanë nisur të bashkëjetojnë në një shtëpi së bashku me të ëmën e këngëtarit. Shpati tha se Selvija shkon mjaft mirë me të ëmën: “Shkon shumë mirë me mamin tim, jemi shumë mirë”.

I pyetur nëse partnerja është xheloze, Shpati thotë se nuk ka probleme të tilla, sepse ajo e mirëkupton profesionin e tij.

Po kush gatuan më shumë për të tani, mami apo Selvija? “Gatuajnë të dyja, ndihem si sulltan”, – shton më tej këngëtari. Në vigjilje të Krishtlindjeve, Shpati dhe Selvija vendosën ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre në fejesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: