TIRANE – Këngëtari Shpat Kasapi pranoi në emisionin “Elite Zone” se kishte dhunuar ish-të dashurën e tij, të cilën e kishte parë dorë për dore me një djalë tjetër.

E pyetur nga prezantuesja Elita Rudin në lidhje me denoncimin që ish e dashura e Shpatit kishte bërë në polici, këngëtari rrëfeu me detaje të gjithë ngjarjen.

“E mora në telefon dhe e pyeta ‘ku je?’ dhe ajo më gënjeu. Më tha ‘jam këtu’, por unë e pashë në një vend tjetër. Reagova ashtu si do kishte reaguar një mashkull, që është mashkull. Doja ta trembja. E kisha parë dhe njëherë tjetër, por atë herë bëra sikur s’kuptova. Hera e dytë ishte e tepërt. Ajo që i bëra s’ishte asgjë, dy ose tre shpulla. E godita kur e pashë që ishte kapur për dore me atë djalin. Normal që më kishte tradhtuar.”- deklaroi Shpat Kasapi.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: