Këngëtarit Shpat Kasapi duket se po i shkojnë punët mbarë. Pas prezantimit të njeriut të zemrës pak ditë më parë si dhe pjesëmarrjes në spektaklin “Your Face Sounds Familiar” tashmë ai do të pjesëmarrës edhe në një film.

Bëhet fjalë për filmin që do të shfaqet së shpejti “Jeto ndryshe”, ku pjesëmarrës përveç Shpat Kasapit do jenë edhe aktorë shqiptarë të njohur, ndër të cilët Enver Petrovci.

Filmi “Jeto ndryshe” është xhiruar në Tiranë me regjisor Drilon Hoxha dhe producent Dashnor Asllani. Këngëtari Shpat Kasapi në këtë film paraqitet në rolin e biznesmenit dhe mafiozit, ndërsa ai vritet me armë në një lokal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: