Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban sot një takim me ekspertë mbi krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Berisha u shpreh se nuk ka logjikë që në një vend që e bazon prodhimin e energjisë në burimet hidrike, dhe që prodhon më shumë se sa harxhon, energjia të shitet kaq shtrenjt e të përdoret nga kryeministri si mjet terrori për qytetarët.

“Nafta ndikon në të gjithë në një mënyrë apo në një tjetër, në prodhimet e sipërmarrjeve të ndryshme. Është bërë pra një shpatë Demokleu mbi mbi qafën e shqiptarëve. Energjia po keqpërdoret jo vetëm në një skemë të papërmbajtur vjedhjeve, naftë dhe energjia, sepse nuk ka logjikë në botë që pranon që nafta në Shqipëri të shitet 3 herë më shumë se në bursë kur më parë është shitur 2 herë më shtrenjtë.

Nuk ka logjikë ekonomike që të pretendohet se do të ndërpritet energjia në vitet më të lagëta të vendit që 99.9 përqindje energjisë elektrike vjen nga uji. Të vendit që ka prodhuar falë burimeve të reja 9 Terravatë kundrejt 7.2 që konsumon në total.
Rritja e çmimit për bizneset, është shkatërrimtare.

Hyrja në treg dalja në treg, e sektorit energjitik shqiptar është i bazuar në vjedhje abuzim e keqpërdoim. Shqiptarët duhet të dinë se kjo qeveri me dokumenta ka blerë energji me 220-250 euro megavatin kur në burë shitej me 80-82 euro.

Shqiptarët duhet të dinë se blenë energji me 512 euro kur në bursë ishte me 410 euro. Çdo dy ditë blihet energji pa tende,. Një kryeministër për të mbuluar të gjitha këto terrorizon qytetarët dhe se ka për gjë të thotë po nuk gjetën energji në treg do e ndërpresim. Do e ndërpresin e do thonë u bë sepse nuk ka në treg. E përdor si mjete terrori dhe konsideron rritjen e çmimit për familjarët. rritja e çmimit për familjarët është një akt më i papërgjegjshëm. kemi këtu specialistë të fushës, kostoja e prodhimit të energjisë në Shqipëri është 0-9 lekë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb