TIRANË

Ali Çeno, shefi i rojeve të Mehmet Shehut, aso kohe kryeministër, rrëfen sinjalet që mori mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, për vdekjen e tij.

Ai rrëfeu për emisionin ‘Opinion’ se është ai personi që i zbuloi batanijen deri në gjysmë, për t’i matur pulsin.

“Për momentin dëgjoj një ulërimë sipër. Kur me sterofoninë, dëgjoj ‘Shpejt Aliu dhe doktori lart’, thash mos i ka rënë ndonjë krizë në zemër, meqë kishte kaluar ato shqetësimet e zemrës. Edhe me vrap shkova sipër, gjej Ladin te korridori i paradhomës.

Edhe më thotë ‘Ali shko shihe babin’, ma bëri me gisht. Edhe unë shkoj për ta parë, i mbuluruar me batanije, syzet e vëna, sytë e mbyllur, gojën e mbyllur, vetëm i verdhë. Thash i paska rënë të fikët këtij. Për momentin hapa atë batanijen, që ju e keni pa që është gjysmë e hapur. Ia kam zbulu unë për t’i mat pulsin. Edhe i kapa dorën, shoh unë.. ‘u thash ky paska vdek” u shpreh ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb