TIRANE

Pas protestës së banorëve të zonës së Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre, vjen një lëvizje nga anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Mësohet se këta të fundit kanë vendosur unanimisht që të bojkotojnë nesër mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ky vendim vjen pas deklaratave që bëri kryebashkiaku Erion Veliaj, ku i cilësoi disa deputetë të opozitës ‘Shpellarë’. Këshilltarët demokratë thanë se do t’i bashkohen protestës së banorëve.

“Vendimi i grupit te opozites se bashkuar ne Keshillin Bashkiak te Tiranes

Ne mbledhjen e perbashket, Opozita e Bashkuar ne Keshillin Bashkiak Tirane, vendosi:

Si akt proteste ndaj sjelljes se paprecedente te kryetarit bashkise Tirane, fyerjeve raciste, sjelljes denigruese dhe percarese ndaj banoreve dhe qytetareve te Tiranes, te refuzoje pjesmarrjen ne mbledhjen e neserme te Keshillit Bashkiak Tirane, dhe t’i bashkohet protestes se banoreve te Tiranes, ne mbeshtetje te kerkesave te tyre te ligjshme, te drejtes se jetes, baneses dhe dinjitetit njerezor.
Opozita zgjedh te jete ne krah qytetareve perballe kesaj klike te korruptuar e te shthurur, qe vetem ne saje te votave te blera nga mafia dhe grupet e trafiqeve te droges sundon vendin dhe Tiranen”, thuhet ne reagimin e opozitës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb