KOSOVE– Kryetari Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar dorëheqjet e disa funksionarëve nga kjo forcë politike.

“Dorëheqjet në VV janë humbje, pa marr parasysh nga cili këndvështrim e sheh. Të gjithë janë të vlefshëm dhe të domosdoshëm për VV që është apo ishte pranë fitores”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka bërë thirrje për unitet, duke theksuar se nga ndarja të gjithë do të jenë më të dobët.

Në qoftë se ndodh ndarja do të jenë të gjithë më të dobët, edhe ata që rrinë edhe ata që shkojnë, edhe deputetët edhe kryetarët. Thirrje për të gjithë të ulen bashkë. Mendime ndryshe ka me pas gjithmonë e posaçërisht kur organizata rritet.

Kujtojmë që kandidatura e Albin Kurtit për kryetar të partisë sipas gjitha gjasave do të mbetet edhe e vetmja, pasiqë afati për këtë kandidim përfundon në më pak se 3 orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: