PRISHTINE-“Kryeministri prej ofendimeve në Facebook, kërcënimeve në RTK paska kalu në ofendime përmes aforizmave e metaforave prapë në Facebook. Por edhe në këto sulme ofenduese shihet mendësia dhe forma se si e sheh ai pushtetin z. Mustafa”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti me pas ka shigjetuar kryeministrin se njeh si biznes vetem tenderat, ndersa i kthen dhe nje pergjigje per vezet.

“Duke u munduar (sikurse në fushatën e Prishtinës) të bëjë shaka me emrin tim ai thotë ‘njerëzit që marrin rrogë te Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu më kanë gjuajtur me vezë’. Së pari, askush nuk merr rrogë te Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu. Njerëzit marrin rrogë te Komuna e Prishtinës e nga taksat e qytetarëve. Ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës. A i bien kjo që Isa Mustafa e konsideron çdo punëtor të qeverisë në rroge te Isa, si me qene ndonjë biznes. Kjo atëhere shpjegon faktin që familjaret mund të marrin tenderë sepse janë brenda biznesit të tij”, ka thënë Ahmeti.

“Së dyti, Mustafa ka filluar shumë të thirret në polici e prokurori me urdhra se si duhet të veprojnë. E kuptojmë se këto institucione mund të jenë të kapura por qytetaret nuk jetojnë me në vitin 1998-1999”, ka shtuar më pas ai.

E treta, shkruan Ahmeti, rrahja e një punëtori të komunës në oborr të komunës kujton fotografi të dhimbshme të kohërave tjera.
“Fatmirësisht e xhiruar në video, e fatkeqësisht e urdhëruar nga një kryeministër i Republikës, rrahja tregon që regjimi ka filluar të bëhet i egër. Kjo nuk do të zgjasë shumë. Lirone Zybën dhe të tjerët, ballafaqonu me kritikat e qytetarëve e lirone postin që nuk po dini ta mbani”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: