Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur edhe një herë rreth procesit të balotazhit në Prishtinë. Ahmeti në “Debat D” në RTV Dukagjini, theksoi se qytetarët e mbrojtën edhe një herë Prishtinën. “Kjo garë krahasuar me vitin 2013 ka qenë më e vështirë, pasi që ka qenë një garë më shumë për ta rrëzuar VV-në nga pushteti pasi që bëhej fjalë për kryeqytetin”, tha ai.

Mes të tjerash ai tha se vendimi i PZAP-së për rinumërim të votave në kryeqytetin e Kosovës ka qenë skandaloz. “PZAP-ja kishte kërkuar edhe rinumërimin e votave me kusht, votave të cilat ende nuk ishin numëruar. Ky vendim ishte pa asnjë bazë ligjore”, tha Ahmeti.

Po ashtu, Ahmeti tha se asnjë kuti nuk kishte shkuar në karantinë, dhe se nuk ia kanë pasur frikën rinumërimit por për shkak të mundësive të mëdha për manipulim. “Ne kemi pasur 12 vëzhgues në QNR që kanë fjetur aty duke i vëzhguar kutitë nga frika për manipulim. Kemi qenë të angazhuar që çdo votë e secilit qytetarë të mbrohet”, tha Ahmeti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: