Premier League ishte kampionati i parë mes më të mëdhenjve të Europës, që mbylli merkaton e verës. Goditje në sekondën e fundit, shpenzime të çmendura dhe irritim I tifozëve, si në rastin e David Luiz, i transferuar nga Chelsea te Arsenali për 8 milion stërlina. Një blerje e rëndësishme për “Topçinjtë”, por që nuk ka lënë një shije aspak të mirë te Blutë e Londrës.

17062518 0 Image A 12 1565291176885
17062518 0 Image A 12 1565291176885

Aspak të kënaqur me klubit edhe tifozët e Manchester United, pas shitjes së Romelu Lukaku dhe dështimit të tratativave që do të sillnin në “Old Trafford” futbollistë si Paulo Dybala apo Mario Mandzukiç. Ndërkohë, ka goditur në minutat e fundit të merkatos edhe Tottenham që siguroi shërbimet e Lo Celso nga Betis dhe Sessegnon nga Fulham. Sa I përket shpenzimeve, Premier League konfirmohet si kampionati më i pasur në Europë, pasi plot gjashtë transferime kanë kushtuar më shumë se 50 milion euro.

75a39eccf46d3208d01736076f0ecf56
75a39eccf46d3208d01736076f0ecf56

Më i shtrenjti ishte ai i Harry Maguire, i blerë nga Manchester United për 87 milion euro. Më pas vjen blerja e Nicolas Pépé, me sulmuesin që la Lille për të luajtur me Arsenalin për 80 milion euro. Nuk mund të qëndronte pas Manchester City, që investoi 70 milion euro për Rodri dhe 65 milion euro të tjera për Joao Cancelo.

31spt In Premier League Is Back Rodri
31spt In Premier League Is Back Rodri

Blerjet e tjera që kanë kaluar murin 50 milion euro janë ato të Ndombele nga Tottenham për 60 milion euro dhe Aaron Wan-Bissaka nga Manchester United për 55 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb