Shpenzoi 600 milionë euro, por Boehly, presidenti i ri i Chelsea, as që ka ndërmend të ndalet. Pavarësisht se janë thuajse jashtë çdo objektivi, mbi të gjitha jashtë zonës Champions, drejtuesit e klubit londinez vijojnë të besojnë se merkato është e vetmja rrugë shpëtimi.

Sipas mediave, blutë kanë vendosur të investojnë një shifër të frikshme për të siguruar shërbimet e Victor Osimhen:

Chelsea
Chelsea

120 milionë sterlina janë të gatshëm të paguajnë blutë për të blerë kartonin e sulmuesit nigerian. Ideja e Boehly, duke parë dhe kontratat e gjeta që firmos me lojtarët, është të ndërtojë një skuadër fantastike, e aftë për të dominuar në Premier League dhe Champions, objektivi i radhës është pikërisht sulmuesi i Napolit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb