Autoritetet italiane në qytetin e Parmës kanë dhënë masat e sigurisë për 6 persona të përfshirë në shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike, mes tyre edhe 4 shtetas shqiptarë.

Tre shtetasit shqiparë, Alberto Musai, 45 vjeç, Ervis Nasufi 32 vjeç dhe Rizvan Bushi 20 vjeç do të përballën me masën e paraburgimit, ndërsa nga ana tjetër dy italianët Enzo Merlino dhe Michele Tummolo së bashku me shqiptarin tjetër Arjan Çela janë përballur me ndalimin e qëndrimit në provincën e Parmës.

Hetimet e policisë të cilat filluan në mars 2020 përmes përgjimeve telefonike si dhe shërbimeve të vëzhgimit kanë bërë të mundur nxjerrjen në dritë të një trafiku të gjerë droge që ishte kryer nga shtetas italianë dhe shqiptarë.

Sipas autoriteteve përkatëse, pasi shtetasit kishin marrë furnizime me lëndë narkotike të llojit kokainë, do vijonin me shitjen e saj tek blerësit e tyre, ndërsa raportohet se shitjet do kryheshin në çdo orë të ditës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb