Europoli njoftoi se ka kapur një bandë kibernetike që nëpërmjet viruseve ka vjedhur 100 milionë euro dhe ka kryer mbi 40 mijë vjedhje, mes të cilave edhe kompani dhe institucione financiare.

Ky operacion kompleks i policisë u zhvillua në SHBA, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.

Banda kishte përdorur virusin kompjuterik “GozNym”, nëpërmjet të cilit kishte vjedhur të dhënat bankare në internet duke hapur llogaritë e viktimave.

Europoli gjatë shpjegimit të detajeve të këtij operacioni theksoi se “ky hetim nuk ka precedent, mbi të gjitha në aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb