Mane-Salah-Firmino ishte një tredhëmbësh ëndrrash, nga më të mirët në qarkullim, por gjërat kanë ndryshuar këtë periudhë, në fakt ky tredhëmbësh nisi të ndryshonte që në momentin kur braziliani humbi statusin e tij si titullar. Këtë vit, Jurgen Klopp duhet të bëjë llogaritë pa Sadio Mane, me senegalezin që zgjodhi Bayern Munich për të vijuar karrierën, jo vetëm kaq, gjermani mund të humbas edhe Momo Salah. Sipas The Sun, të kuqtë kanë nxjerr në shitje sulmuesin egjiptian, kjo pasi Salah ka refuzuar në mënyrë konstante ofertat për të rinovuar kontratën e tij aktuale që i skadon në 2023.

Momo
Momo

Salah kërkon 400 mijë paund në javë, aktualisht përfiton 240 mijë paund, shifër që Liverpool me sa duket nuk dëshiron ta paguaj. Në këto kushte, ku mes palëve ka një ndarje të thellë, Liverpool ka vendosur ta nxjerr në shitje Salah duke mos rrezikuar ta humbasin falas vitin e ardhshëm. Çdo skuadër që kërkon shërbimet e Salah mund të paguaj 60 milionë paund për të blerë kartonin e tij, ky është çmimi i fiksuar nga klubi i kuq.

Salah
Salah

Real Madrid është gati të investojë një shifër të tillë për të transferuar Salah por më parë presidenti Perez duhet të sigurohet që senatorët nuk janë kundër një transferimi të tillë, duke iu referuar ngacmimeve në distancë që Salah ka pasur vitet e fundit me futbollistet e Real Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb