NGA ORNELA MANJANI*

TIRANË- Pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Grupi i punës nga tri ministri po punon për grumbullimin e fondit që do të përdoret për shpërblimet e fundvitit. Vendimi nuk është marrë ende zyrtarisht, por burime të qeverisë thanë për “GSH” se sipas të gjitha gjasave ai do jetë i njëjtë me vitin 2014.

Një vit më parë, pensionistët kryefamiljarë, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara morën 3 mijë lekë shpërblim, ndërsa pensionistët e tjerë 2 mijë lekë. Lajmi për shpërndarjen e shpërblimeve u bë i ditur dje nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

SHPËRBLIMET
Burimet nga qeveria bënë të ditur se masa e shpërblimit pritet të jetë e përafërt me atë të vitit të shkuar. Kështu, për pensionistët kryefamiljarë, të vetmuar ose në çift, Komisioni miraton buxhetin dhe paketën fiskale Shtohen fondet për 6 institucione, shpenzimet ulen me 1 për qind për familjet në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara, shpërblimi pritet të jetë 3 mijë lekë. Ndërsa për pensionistët e tjerë shpërblimi pritet të jetë 2 mijë lekë.

DEKLARATA
Qeveria shqiptare do të japë shpërblime në fundvit për shtresat në nevojë dhe pensionistët. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, deklaroi se shumë shpejt do të publikohen të dhëna konkrete mbi shumën e përfitimit dhe kategoritë konkrete. Por shpërblime do ketë edhe administrata, bazuar në performancë. Braçe, deklaroi se shumë shpejt ministritë e linjës do të publikojnë kategoritë dhe shpërblimin përkatës, i cili do të jetë afërsisht i njëjtë me atë të një viti më parë.

“Në dijeninë time, ministrat respektivë që mbulojnë fushën, ministri i Mirëqenies Sociale, Financave dhe Ekonomisë po merren me shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe unë besoj që qeveria do të ketë një lajm shumë të mirë për të gjithë shtresën e pensionistëve, invalidëve etj., që përfshihen në grupin e shtresave sociale që trajtohen nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale”, – tha Braçe.

Ndërkohë që, për punonjësit e administratës shpërblimi do të jetë i diferencuar dhe do të bazohet mbi performancën. “Edhe vitin që shkoi ne nuk shpërblyem në total administratën. Kemi shpërblyer vetëm në sektorë si arsim, shëndetësi, mjedis, Polici e Shtetit, zjarrfikës etj. me radhë që kanë pasur rezultate dhe kontribute gjatë vitit ushtrimor dhe buxhetit të shtetit në 2014-ën. Besoj se duhet të përmbushim detyrimet tona përkundrejt kategorive sociale që janë në nevojë dhe duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj atyre kategorive të shërbimeve publike që vërtet kanë shërbyer dhe kanë arritur rezultate në shërbimin e tyre përkundrejt qytetarëve të Shqipërisë. Më shpërblime që hani të gjithë dhe pini të gjithë nuk mund të ketë”, – tha Braçe.

KATEGORITË QË PËRFITOJNË DHE SHUMA E PRITSHME

Marrin 2 000 lekë ata pensionistë që përfitojnë:
Pensione qyteti pleqërie, invaliditeti, familjar;
Pensione fshati pleqërie, invaliditeti e familjar;
Persona që përfitojnë pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi;
Persona që përfitojnë trajtimin e veçantë financiar të ish-punonjësve të nëntokës dhe ish-punonjësve të ndërmarrjeve të industrisë ushtarake.

Marrin 3 000 lekë:
Pensionistë kryefamiljarë të vetëm.

Marrin 5 000 lekë:
Persona që trajtohen me shpërblimin si veteranë të luftës dhe invalidë të luftës

(m.k/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb