TIRANË- Pas vendimit të qeverisë për të shpërblyer në fundvit pensionistët disa qytetarë kanë kritikuar kryeministrin për shumën e përcaktuar prej 30 mijë lekësh të vjetra. Ata i shkruajnë në “Facebook” dhe e pyesin se çfarë do bëjnë me aq para pensionistët. Por Rama i thotë të pyesë pensionistët nëse e mirëpresin këtë mbështetje.

REPLIKAT
Komentues 1: Po ca shpërblimi mo nga 20 apo 30 mijë lekë të qelbëta këtë e quani shpërblim ju…aaa mjerë ne thuaj po ju e keni në terezi.
Edi Rama: Mëso shqip njëherë dhe pastaj shko pyeti pensionistet a e mirëpresin këtë mbështetje apo e mendojnë si ty që mendjen e paske nxjerrë në pension krejt??

Komentues 2: Po shpërblim i mirë për pensionistët 20 mijë lekë e çfarë do bëjnë me aq lekë pensionistët bravo për qeverinë.
Edi Rama: Jo 20 po 30 dhe se çfarë do bëjnë me to lërua atyre se s’kanë mendjen tënde që ta ka mpirë Kristali dhe as vrasin kohën duke sharë në fejsbuk si puna jote!

Komentues 3: Një pensionist do marrë 2 mijë lekë të vjetra kurse deputeti do marrë 100 mijë lekë, ke bërë rritje të madhe, çfarë do marrin pensionistët me atë 2 mijë lekësh, ishte gropë Shqipëria. Po ti è hudhe edhe me poshtë, bravo ?
Edi Rama: Kur ke veshe dhe nuk do të dëgjosh është hall shumë i madh që s’ta zgjidh dot askush! Jo 2 mijë lekë të vjetra po 30 mijë o Çarl që edhe emrin e ke zgjedh me e ia vu vetes pa e pas menien?

Rama komente 1

Rama komente 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: